Kadri Veseli e Bajram Rexhepi kremtojnë bashkë në Mitrovicë

Dy ish –rivalët, të paktën verbalë, të PDK-së pas themelimit të koalicionit qeveritar PDK- LDK, Kadri Veseli e Bajram Rexhepi sot kanë qëndruar me njëri – tjetrin – në shënimin e një përvjetori të partisë së tyre.

Bajram Rexhepi dhe Kadri Veseli,transmeton vi, gjatë gjithë kohës qëndruan së bashku në një tavolinë, madje edhe tortën e prenë së bashku.
Këtë e bënë në ditën 16 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Mitrovicë.

Zëvendëskryetari i PDK-së, njëherësh Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli foli për lindjen zhvillimin e PDK-së:

“Për 8 vite kemi qenë fitimtarë dhe ky është sukses falë kontributit tuaj votues të PDK-së. 16 vjet më parë filloi rrugëtimin Partia Demokratike e Kosovës, 16 vjet më parë filluam rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Nuk ka zhvillim pozitiv i cili ka ndodhur këto 16 vjet i cili nuk është i lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës. Po flas për luftën e UÇK-së, po flas për shpalljen e Pavarësisë të shpallur nga kryearti i PDK-së, Hashim Thaçi”, theksoi zëvendëskryetari KadriVeseli.

Veseli, sipas kp-së, përmendi, siç tha, investime kapitale duke përfshirë ndërtimin e autostradave, të cilat lidhin Kosovën me vende fqinje dhe mundësojnë zhvillimin e vendit, posaçërisht në sferën e ekonomisë, pastaj ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, qendrave rinore dhe rritjen e pagave, si dhe shumë punë që janë bërë nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, dega në Mitrovicë, Avni Kastrati, me një fjalë ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka dëshmuar veten me rritjen e numrit të votave pas çdo procesi zgjedhor. Sipas tij, gjatë periudhës së qeverisjes, 2007-2013 janë zhvilluar projekte të shumta dhe është shtuar baza elektorale.

Më pas, fjalën e mori Bajram Rexhepi, ish kryetar i komunës së Mitrovicës duke vënë në spikamë rrugën jo aq të lehtë të zhvillimit të PDK-së në parti më të madhe në Mitrovicë.

“Fillimi nuk ka qenë i lehtë, menjëherë pas luftës, filluam të organizohemi dhe të themelojmë Partinë Demokratike të Kosovës, në Mitrovicë. Në zgjedhjet e para nuk dolëm fitimtarë mirëpo në vitin 2007 arritëm të marrim besimin e qytetareve të Mitrovicës, dhe kjo strukturë do të qëndroj fuqishëm edhe në shumë zgjedhje që do ta bëjnë PDK-në si partia më e madhe në Mitrovicë”, theksoi Bajram Rexhepi.

Pas krijimit ë koalicionit qeveritar PDK-LDK, kur Bajram Rexhepi ishte përjashtuar nga kombinatorika e Hashim Thaçit, Bajram Rexhepi kishte bërë akuza të shumta ndaj Kadri Veselit e ky i fundit ia kishte kthyer se “nuk ka më karamele të PDK-së për Bajram Rexhepin”.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT