Kablloja e rrymës mbyt dy lopë në një fshat të Mitovicës

Erërat e fuqishme kanë bërë që banorët e fshatit Frashër i Vogël në Mitrovicë të kenë probleme me energji elektrike.

Përkatësisht në lagjen “Faruk Spahija” të këtij fshati problemet me energji elektrike për pak sa nuk kanë përfunduar me tragjedi njerëzore.

Një banor i këtij fshati për Gazetën Online “Reporteri.net” ka rrëfyer se si pasojë e erërave të fuqishme, në këtë lagje është këputur një tel i rrymës, gjersa reagimi i KEDS-it ka qenë tepër i vonë.

Ai rrëfen se në orët e mëngjesit e kanë vërejtur se erërat kanë rrëzuar telin e rrymës dhe rreth orës 10:50 e kanë lajmëruar rastin në KEDS, por nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej tyre, derisa si pasojë e mosreagimit të shpejtë ishte rrezikuar edhe jeta e fëmijëve të vëllait të tij.

Derisa ishin duke ruajtur lopët, dy nga to kanë rënë në kontakt me telin e rrymës dhe janë mbytur. Ai thotë se fatmirësisht djali i vëllait të tij e kishte parë kabllon dhe kësisoj ka qenë i mbrojtur nga një fatkeqësi edhe më e madhe.

Ky banor rrëfen se menjëherë, rreth orës 13:20 minuta e ka lajmëruar rastin në polici dhe tek atëherë është lajmëruar edhe KEDS-i të cilët kanë reaguar duke e ndërprerë rrymën.

Policia momentalisht gjenden në vendin e ngjarjes në fshatin Frashër i Vogël i Mitrovicës dhe po e hetojnë rastin. /Reporteri.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT