Kabineti i Thaçit vizitojnë prindërit e tij në Burojë

Kabineti i presidentit Thaçi, në njëvjetorin e transferimit të tij në Hagë, i ka vizituar prindërit e tij në Burojë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-këshilltari Adil Behramaj ka thënë se as mosha e shtyrë dhe as dhimbja për djalin nuk ua ka zbehur mikpritjen dhe bujarinë.

“Në Burojë, te prindërit e presidentit Thaçi. As mosha e shtyrë dhe as dhimbja për djalin nuk ua ka zbehur mikpritjen dhe bujarinë”, ka shkruar Behramaj.