Ndërtimi më i fundit eksperimental i Windows 10 i është kthyer të shkuarës. Bëhet fjalë për rikthimin e ndërfaqes Aero, transparenca e dritareve në Windows 10. Gjithashtu Cortana është integruar më tepër ndërsa është përmirësuar edhe eksperienca me veçorinë Continuum.
Përditësimi është i disponueshëm për të gjithë të abonuarit si në përditësimet e shpejta ashtu edhe ato të ngadalta që do të thotë se do publikohen edhe skedarët ISO për ata që duan një instalim të pastër nga fillimi. Edhe diçka, Microsoft nuk po i quan më “Technical Preview” këto përditësime por “Insider Preview”.
Ngjashëm me ndërtimin 10061, edhe ndërtimi 10074 i Windows 10 sjell përmirësime të dukshme të ndërfaqes ku më të fundit janë animacionet 3D të ikonave Live.
Ndërsa Microsoft po vazhdon përpara me Windows 10, më shumë përdorues po fillojnë të pyesin sesi ky sistem operativ do të ngjajë dhe çfarë do të bëjë. Kujtohuni se arsyeja pse një pjesë e madhe e përdoruesve nuk përqafuan Windows 8 ishte për shkak të menusë Start. Prandaj që ky ndërtim ngelet tepër i rëndësishëm për Microsoft.