Ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në Komunën e Drenasit me vaksinat antiCovid-19

Sot zyrtarisht ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në Komunën e Drenasit me vaksinat antiCovid-19.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ismet Bogiqi dhe Drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale. Lulzim Nika, të martën kanë vizituar sallën e sporteve në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Poklek, ku sot zyrtarisht ka filluar edhe vaksinimi i qytetarëve të komunës sonë.

Vaksinimi antiCovid-19 do të realizohet në sallën e sporteve në Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Poklek të ri çdo ditë pune, e hënë e premte nga ora 08:00-20:00.

Lusim qytetarët që kanë për t’u vaksinuar, të shfrytëzojnë rrugën Poklek i ri-Poklek i vjetër, përkatësisht në rrugën për të stadiumi i qytetit “Rexhep Rehxepi” dhe jo rrugën e Shkollës së Mesme Profesionale sepse pengohet procesi mësimor.

Vaksinimi është duke vazhduar sipas regjistrimeve në platformën e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe regjistrimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Për të ju njoftuar sërish, këtij komunikimi i bashkëngjisim linkun e platformës për regjistrim të caktuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa për ata që nuk munden të përdorin këtë platformë, mund të paraqiten për regjistrim në sportelet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.

Platforma e regjistrimit; https://ekosova.rks-gov.net/

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT