Juventusi “shperblen” Allgerin

 

Juventusi i Massimiliano Allgerit, është më i fortë se ai i Antonio Contes. Juve kryeson me pik ëdyshifrore nga ndjekësi më i afërtnë Seria A, është pranë kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është kualifikuar për në finale të Kupës së Italisë. Gjitha këto kanë bërë që drejtuesitë e Juves ta shpërblejnë trajnerin e tyre me një rinovim dy vjeçare dhe me afrimin e dy emërave të mëdhenjë në skuadër.
Sipas asaj që shkruajn mediat italiane, Juve e ka seriozisht transferimin e Radamel Falcaos.
“Dhurata” tjetër është mesfushori-sulmues i Monacos, Antoni Marcial, i cili ka befasuar drejtuesitë bardhezi me paraqitjen që bëri në “Juventus Stadium” kundër torinezëve. Sulmuesi i përfaqësueses franceze U-21 bëri të vuajnë dy mbrojtës me eksperiencë të Juves, si Kielini dhe Bonuçi.
Në kampin bardhezi pritet një treg i rëndësishëm, pasi Pogba dhe Tevez, janë emrat më të lakuar për një largim nga Seria A.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT