Juventusi po i largon “pleqtë”

     

    Strategjia e Juventusit në këtë treg vere duket se është e destinuar për të larguar nga skuadra një pjesë të lojtarëve që kanë kaluar të tridhjetat.

    Kështu Juve ka larguar Tevezin (31) drejt Bocas, Pirlon (36) drejt Nju Jorkut, Storarin (38) drejt Fiorentinës, Matri (30) është rikthyer në Milano, kurse Pepe (31) është në kërkim të një skuadre. Për Bufonin që ka 37-vjet, ka transferuar Neto që është 25 vjecar.

    Juve ka transferuar edhe Mario Madzukic (29), Khedira (28), Rugani (21) dhe Dybala (21)./Drenicapress/