Juventusi në rrezik të humbë një supër lojtar

    Juventusi është duke rrezikuar që ta humbasë Alvaro Moratan te Real Madridi, nëse ata nuk janë duke rishikuar për ndonjë kontratë të re, gjithnjë sipas fjalëvë të thëna nga avokati i cili e ndihmoi Juventusin për të kryer këtë transferim.
    Avokati ka thënë se Juventusi është duke rrezikuar që ta humbasë Moratan te Reali, i cili ka mundësi që ta transferojë spanjollin në vitin 2016 për 30 milionë euro ose në vitin 2017 për 35 milionë euro, pasi kështu shkruan në marrëveshjen e kontratës.

    “Ishte puna ime që ta sjell atë në Torino, teksa babai i tij ishte duke punuar për detajet e kontratës”, tha avokatti për Tuttosport.

    “Momentalisht është një situatë komplekse. Për mendimin tim, hapi i radhës duhet të jetë negociata e klauzolës me Realin. Ata kanë të drejtë ta marrin lojtarin dhe mund ta bëjnë këtë gjë nëse dëshirojnë”.

    “Sidoqoftë, nëse Juventusi dëshiron ta mbajë lojtarin për tetë apo dhjetë vitet e ardhshme, atëherë ata duhet ta largojnë këtë klauzolë që e kanë me Realin”, përfundoi avokati.