Ardhja e Masimiliano Allgit në krye të shtabit teknik të Juves, nxiti skepticizëm te Juventusi e sidomos te tifozët të cilët ishin mësuar me grintën e Antonio Contes.
Por deri më tani Juvja e Allgerit është më e fort e ajo e Contes. Në Seria A kryeson me 14 pikë më shumë se Borussia Dortmund, kurse në epoken e Contes, Juve nuk e arriti çerekfinalen.
Administratori i deleguar i Juves, Beppe Marotta, ka komplimentuar Allgerin për punën e bërë, duke thënë se tani Allgeri meriton më shumë respekt.
“Nuk vij këtu e të flas kur fitojmë, sepse komplimentet i shkojnë ekipit dhe trajnerit. Jam këtu për ta lavdëruar Massimiliano Allegrin i cili ka rezultuar blerje e mirë për kompaninë. Ne jemi të parët në kampionat dhe kemi arritur çerek-finale në Evropë në sajë të punës së madhe të teknikut, i cili ishte në gjendje të japë indikacionet e duhura në ekip. Conte ka fituar shumë, e dimë të gjithë për atë që ka bërë, por tani trajner është Max dhe është e drejtë t’i japim meritat”, ka thënë Marotta.
- Advertisement -