Juventus, nuk largohet Tevez

 

E ardhmja e Carlos Tevez në Juventus është cak i thashethemeve në Itali dhe Argjentinë, pasi Apachi nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë pjesë e Boca Juniors në fund të këtij sezoni.
Por është agjenti i lojtarit Adrian Ruocco, që ka njoftuar se klienti i tij do ta respektoj kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’, dhe se do të qëndrojë dhe për një vit.
“E vetmja gjë e sigurt është se Tevez dëshiron të respektojë kontratën me Juventusin”, qartëson Adrian Ruocco, i cili kërkon që mediet të mos ushtrojnë presion ndaj lojtarit në momentin më të mirë të sezonit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT