Juventus-Matuidi, kjo nuk pritej

Juventus dhe Blaise Matuidi nuk janë më kaq pranë sa dukeshin deri disa orë më parë.

Në skenë ka dalë vetë Nasser Al-Khelaifi, presidenti dhe pronari i PSG që gjatë një interviste për “Le Parisien”, në lidhje me këtë temë deklaroi se lojtari qëndron.

“Ju konfirmoj se Matuidi nuk do të largohet dhe do të firmosë kontratën e re me ne. Kam dashur gjithmonë që ai të qëndrojë në Paris. Për klubin tonë ai është një futbollist dhe njeri shembullor”.

Fjalët e pronarit të PSG nga Katari janë një sinjal i qartë për Juventus që në tre ditët e fundit të afatit duhet të marrin një mesfushor.

Al-Khelaifi konfirmoi atë që kishte thënë trajneri i PSG, Unai Emery para ndeshjes së kampionatit kundër Monaco.

“Matuidi ka një kontratë dhe unë dua që ai të jetë pjesë e ekipit”.

Pavarësisht dëshirës së futbollistit për të shkuar në Torino dhe faktin që Juve ofroi 30 milionë euro për kartonin e tij duket se marrëveshja nuk do të arrihet.

Al-Khelaifi dhe Emery “votuan” kundër transferimit të Matuidi në “Juventus Stadium”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT