Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, thotë se skuadra nga Torino ende nuk është duke menduar për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Kampionët e Italisë kanë 14 pikë diferencë ndaj Lazios, që pushton pozitën e dytë, me gjashtë ndeshje të mbetura në kampionat.
Por, pas disfatës 2-1 nga Torino gjatë vikendit, ata janë të vendosur ta ruajnë fokusin në Serie A dhe duan të shënojnë fitore të mërkurën ndaj Fiorentinës.
“Ne nuk mendojmë për Real Madridin ende. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi për ndeshjen kundër Firoentinës”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp, transmeton Telegrafi.
“Do të jetë vështirë, por ne duam të nxjerrim të tre pikët dhe pastaj të jemi vetëm një pikë larg titullit”.
“Fiorentina do të kërkojë të rikthehet nga tre disfata radhazi. Ata kalojnë një sezon të mirë në Serie A dhe në Evropë. Por ne mendojmë vetëm për veten dhe i duam ata tre pikë”, ka shtuar ai.