Jurgen Klopp trajner i Arsenalit?

Legjenda e Arsenalit, Nigel Winterburn thotë se trajneri në largim i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të ishte perfekt për ekipin londinez.
Legjenda e Arsenalit, Nigel Winterburn beson se Jurgen Klopp do të ishte “perfekt” për ekipin londinez, por i bëri thirrje klubit që të ruajë besimin ndaj Arsene Wengerit edhe për dy vite të tjera.

Klopp do të jetë i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, pas zyrtarizimit të marrëveshjes për largim nga Borussia Dortmund.

Dhe, Arsenal është përmendur si një prej destinacioneve të mundshme për të.

“Nëse Arsene Wenger vendos të tërhiqet dhe të shkojë më lartë në pozitë, atëherë ai me siguri se i posedon kualitetet e nevojshme, mënyra si luan skuadra e tij, mendoj se shumë njerëz pajtohen se Klopp është opsion perfekt”, deklaroi Winterburn për “Goal”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT