Në Konferencën e Sigurisë që u mbajt në Mynih të Gjermanisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një përballje të ashpër me Presidentine Serbisë, Alexandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.

Sipas medias serbe ‘Kurir’, Vucic në një moment i është drejtuar Kurtit duke i thënë ju nuk guxoni të fyeni Serbinë.

Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, dhe Kosova duhet të çlirohet nga ju.”, kishte thënë Kurti ndërsa Vucic, i kishte reaguar ashpër duke i thënë se ai nuk mund të fyeni Serbinë.

“Ju nuk e përfaqësoni shtetin, sepse gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju njeh. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni”, kishte thënë Vucic.

Kujtojmë, që kjo është përballja e parë mes Kurtit dhe Vucicit në një panel.