Legjenda e muzikës shqipe në përkrahje të kombëtares Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillon ndeshjen kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2020.

Dardanët kanë filluar festën në Çeki për ta përkrahur Kosovën.

Përveç tifozëve edhe emra të njohur po e përkrahin kombëtaren. Në mesin e tyre edhe legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.

Ai publikoi një fotografi të kombëtares, të cilës ia shoqëroi një dedikim të veçantë.

“Suksese djem se jeni me te miret ne bote, Ju honksha zemren”.