Ju është thyer ekrani i telefonit? Ja zgjidhja për ta riparuar

Thyerjet e ekranit të telefonit do të jenë tashmë pjesë e së kaluarës. Nuk do të keni më pse të shqetësoheni se mos ju thyhet ekrani i telefonit, apo të harxhoni qindra dollarë për ta zëvendësuar atë.

Një lloj i ri plastike, i quajtur “Vitrimers”, ofron siguri për ekranin. Materiali i plastikës vjen në dy lloje: termoplastikë dhe termosetet. Termoplastikët janë speciale pasi bëhen të lakueshëm kur është ngrohtë dhe ngurtësohen kur është ftohtë. Ndërsa termosetet nuk e humbasin ngurtësinë edhe kur është ngrohtë.

“Vitrimers” janë unikë sepse ata kombinojnë veçoritë e dy llojeve të ndryshme të plastikës. Ata janë shumë të ngurtë. Në prani të nxehtësisë, “vitrimers” mund të mbajnë strukturën e tyre fizike dhe mund të shfaqin disa valëzime në sipërfaqe. Kjo bën që “Vitrimer” të mbyll çarjet në të gjithë sipërfaqen. Kështu, herës tjetër kur t’ju thyhet ekrani, ngroheni atë dhe do të shihni që çarjet do të largohen menjëherë.

“Vitrimers” janë prodhim i Ludwik Liebler, një shkencëtar materie në Institutin e Parisit, shkolla e famshme ku Marie Curie zbuloi radioaktivitetin. Kjo punë i dha shkencëtarit Liebler çmimin e Shpikësit të vitit 2015, nga një kategorizim i EPO (Zyra e Patentave Evropiane), dhe pritet që të ketë një ndikim transformues dhe të përhapet gjerësisht. /krokodili.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT