“Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Spinazzola”, Roberto Mancini pak minuta përpara finales së EURO 2020 ndaj Anglisë në “Wembley” kishte kohë edhe për të kryer shaka me lojtarët e tij duke i hequr disi tensionin.
Më pas fillon duke e korrigjuar formacionin e titullarëve.
Fshin emrin e Spinazzolës dhe fillon, “Emerson, Jorginho, Veratti, Barela, Immobile, Insignie, Chiesa”.
Nuk kam asgjë më shumë për të të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht. Ju e dini se çfarë duhet të bëni!
Nuk është as arbitri, as kundërshtari dhe asnjë tjetër! Ne jemi zotërit e fatit tonë!”.
- Advertisement -