Joshua zbulon rivalin: Kam nisur të përgatitem për duelin ndaj tij

Anthony Joshua është gati për duelin ndaj Deontay Wilder, me britanikut që ka deklaruar sot se ka nisur stërvitjen për t’u përballur me rivalin amerikan.

“Përballja me Wilder do të jetë sfida ime e radhës, të paktën shpresoj. Unë jam gati, përmbusha detyrimin tim për t’u përballur me Joseph Parker, ndihem në formë dhe tani jam gati për të kaluar edhe pengesën e fundit, që është Deontay Wilder. Ne jemi në procesin e bisedimeve, të shkëmbimit të ofertave, për të gjetur më të mirën e mundshme për të dy. Madje mund të them që tani jemi duke diskutuar detajet.

“Kam nisur të përgatitem pikërisht për duelin ndaj Wilder. Natyrisht që kam edhe opsione të tjera, si Povetkin, por nuk jam i interesuar për to. Tani për tani në mendjen time është vetëm Wilder, ndaj po përgatitem për t’u përballur me të.“-tha Joshua për mediat angleze.

Bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, madje kanë qarkulluar edhe ofertat e para, por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të zhvillohet sfida.

Boksierët janë të dy të pamposhtur në ring, me Joshua, që ka regjistruar 21 fitore e asnjë humbje, duke mbajtur titujt e kategorive IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder 40 fitore e asnjë humbje, mban titullin e kategorisë WBC.

/Ora News.tv/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT