Joprofesionalizmi, problemi kryesor i gjyqësorit

Sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të punojë edhe më shumë për të rritur besimin te publiku.

Drejtori i Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, Patrick Wujcik në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ka thënë se sistemi gjyqësor ka edhe shumë punë për të bërë që të garantojë qytetarët se është i pavarur.

Një gjë të tillë ka thënë se janë duke u munduar ta bëjnë përmes përkrahjes së gjyqësorit në forma të ndryshme.

Wujcik ka thënë se është e domosdoshme që sistemi gjyqësor duhet të bëjë përpjekje për t’i përmirësuar defektet e këtij sistemi të identifikuara nga Bashkimi Evropian, të përfshira në Raportin e Progresit të vitit 2016.