Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi tash e një kohë po përflitet për një lidhje të mundshme me Romeo Veshaj, e që shpesh herë janë kapur pranë njëri tjetrit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja nuk e kishte pranuar ende hapur lidhjen e saj, edhe pse Romeo para pak kohësh deklaroi se ishte shumë i lumtur në lidhjen e tij duke mos përmendur emra.

Jonida u shpreh për Prive, duke rrëfyer :  “Tani kemi gjithë verën që po merreni me këtë çështje. Po lodhen kaq shumë po mundohen kaq shumë. Por un jam shumë e lumtur dhe kjo më mjafton”.

Kështu ajo ka pranuar hapur lidhjen e saj me Romeon duke shuar zërat dyshues. /Indeksonline/