Të mërkurën ka qenë e planifikuar që kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj të merrje pjesë në një mbledhje të thirru në mënyrë urgjente nga kryesia e degës së PDK në Drenas, për shkak të mospajtimeve të shumta dhe kundështimeve të pothuajse gjithë kryesisë së degës që Ramiz Lladrovci të jetë kandidat i PDK për kryetar të Drenasit edhe për një mandat tjetër.

Gazeta online Vision Mega, nga burime përbrenda degës së PDK në Drenas ka mësuar se takimi do të mbahet të shtunën, pasi që vetë Hoxhaj e ka anuluar shkurjen e tij në këtë takim të mërkurën. Një peticion që është nënshkruar nëpër nëndegë me anë të së cilit i kërkohet qendrës që të mos e kandidojnë Ramiz Lladrovcin, tashmë ka shkuar në PDK-në qendrore.

Një anëtar i kryesisë së degës së PDK në Drenas i ka thenë Vision Mega, se të premtën ose të shtunën do të mbahet mbledhja e kryesisë së degës dhe do të publikohet peticioni, si dhe do të dilet me një kandidat për kryetar të komunës së Drenasit. Ai ka thenë nga 21 anëtarë të kryesisë së degës, 12 janë kundër Ramiz Lladrovcit dhe katër janë neutral (grupi i kryetarit të degës, Sejdi Hoxha). Sipas tij, Ramiz Lladrovcin e përkrahin Labinort Halilaj, Bekim Lestrani, Egzona Jetullahu, Arigona Sinani, Arigona Berisha (neutral). Janë stafi i tij në komunë. Grupin e Sejdi Hoxhëa e përbëjnë, ai, Zeqë Hasi, Albulena Gashi dhe Përparim Shala, për të cilët thotë se nuk ia mbajnë anën as Ramiz Lladrovcit e as grupit prej 12 anëtarëve të kryesisë që e kundërshtojnë kategorikisht Ramiz Lladrovcin.

Ndryshe, kjo pjesë e struktures së degës së PDK e akuzon Lladrovcin për shantazhe e kërcënime e madje edhe për injorim total ndaj tyre. Sipas tyre, Lladrovci më shumë ka bashkëpunuar me opozitën, se sa me strukturën e PDK-së në Drenas.

Ata thonë se do të luftojnë me çdo kusht dhe me çdo mënyrë Lladrovcin, nëse selia qendrore e vendos atë si kandidat për kryetar të Drenasit.

Bujar Thaçi në një prononcim për medie, thotë se nuk do të pranojnë e do e luftojnë Lladrovcin me çdo kusht

“Nuk do e përkrahim asesi, do e luftojmë me çdo kusht e me çdo menyrë, sepse ai nuk përfaqëson strukturën, sepse nuk është pjesë e asnjë organi të partisë. Ai bashkëpunon me opozitën dhe lufton strukturën. Kemi ngritë edhe peticion për këtë gjë”, thotë ai.

Thaçi më tutje thotë se Lladrovci merret edhe me shantazhe, kërcënime e shpifje ndaj tyre.

“Ai kërcënon, shantazhon e shpifë për punonjësit brenda e jashtë komunës, nëse nuk do të kemi kandidat tonin, do të jemi kundër tij me çdo kusht, me çdo mënyrë dhe në çdo formë do e luftojmë”, shprehet Thaçi. Thaçi shton se ai dhe grupi i tij ka pranuar edhe fyerje nga njerëz të afërt të Lladrovcit, për komentet të cilat ai i bën nepët postimeve të ndryshme. E pakënaqësinë e tij, Thaçi i ka shprehur edhe në faqen e Enver Hoxhajt nga i cili ka kërkuar reflektim dhe të ketë ndryshime në parti. Komenti është bërë në postimin ku Hoxhaj lavdëron për punën e bërë Ramiz Lladrovcin. Thaçi ka shkruar në koment se nuk është koncept i PDK-së luftimi i strukturave të partisë. /Vision Mega/