Jevtiq: Jo vetëm qëndrim ditor, por edhe shtëpi për banim në Mushtisht do t’ju sigurojmë serbëve

Ministri për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se do të insistojë të sigurojë qëndrimin jo vetëm ditor të të zhvendosurve, por edhe kthimin e njerëzve me fëmijë.

Ai ka thënë se beson dhe ka dëgjuar nga të zhvendosurit që nuk do të heqin dorë nga dëshira për t’u kthyer, edhe pse sot ishte ditë zhgënjyese për ata.

“Ishte zhgënjyese ngaqë pritën disa orë për të qenë në fshatin e tyre, ku shumica prej tyre kanë kaluar jetën aty”, ka thënë Jevtiq për REL.

Ai njoftoi se në një periudhë të shkurtë do të fillojë ndërtimi i shtëpive për dhjetë familjet që kanë vendosur të kthehen.

“Kërkojmë mbrojtje të plotë ligjore dhe të sigurisë për këta njerëz, me dëshirën që në këtë mënyrë të luftohet sundimin e të drejtës dhe ligjit. Lufta jonë është ajo luftë që na çon në këtë qëllim”, ka thënë Jevtiq.

Ai në fund ka thënë se është këmbëngulës që serbët të kthehen jo vetëm në Mushtisht, por në gjithë Kosovën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT