Jevtic dhe Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa bashkëpunojnë per zhvillimin e Novobërdës

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic,sot me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, dhe me disa ministra të tjerë kanë vizituar Komunën e Novobërdës, ku kanë biseduar edhe me kryetarin e kësaj komune, Svetislav Ivanovic për investimet e ardhshme të infrastrukturës në këtë qytet, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe gjendjen e sigurisë.

Sipas një komunikate të lëshuar për media, Ministri Jevtic gjatë takimit ka thënë se Ministria në Komunën e Novobërdës ka investuar edhe gjatë mandatit të tij të mëparshëm, por edhe që mbështetja dhe investimet në këtë komunë nuk do të mungojnë.

“Ju e dini që në Novobërdë për kënaqësinë e të dy palëve në të kaluarën kemi realizuar një numër të konsiderueshëm të projekteve, dhe ne besojmë se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Kjo nuk do të jetë rasti vetëm me komunën e Novobërdës, por në të gjitha vendet ku ka një nevojë për të ndihmuar komunitetet atje ku janë jo-shumicë dhe në përputhje me mundësitë tona. Unë gjithashtu pres mbështetje më të madhe nga Qeveria e Kosovës, kur është fjala për projektet e kthimit dhe stabilizimit”, ka thënë Jevtic gjatë takimit.

“Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në Novobërdë erdhi për të dëgjuar se me cilat problemet ballafaqohet komuna dhe se për këtë arsye janë këtu edhe ministrat për të dëgjuar për këto probleme dhe të marrin në konsideratë mundësitë për ndihmë”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Novobërdës kishte përfunduar takimin duke thënë se kjo ishte një vizitë e rëndësishme dhe beson se do të jetë e efektshme për komunën./Indeksonline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT