Jeta e Malala Yusufzai kthehet në dokumentar

Jeta e pakistanezes e nderuar me çmim Nobel, Malala Yusufzai është kthyer në një dokumentar.

Për dokumentarin e xhiruar nga producenti i çmimit Oscar, Davis Guggenheim, u transmetua një fragment i shkurtër.

Dokumentari “Ma vuri emrin Malala” shpjegon jetën e Malala Yusufzai që u qëllua në kokë nga ana e organizatës Taleban si dhe ngjarjet pas këtij sulmi.

Ajo në një moshë të re, pasi shpëtoi ja dedikoi jetën arsimit të vajzave si dhe të drejtave të gruas dhe u kthye në një simbol në vendin e saj.

Dokumentari i plotë do të transmetohet në datën 2 tetor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT