Kanë filluar xhirimet e filmit ‘Pritja’, që do bazohet në jetën e nënës Ferdonije Qerkezi nga Gjakova.

Filmi ‘Pritja’ me regji dhe skenar të Artan Korenicës trajton një realitet të hidhur të të gjithë atyre që akoma presin më të dashurit e tyre.

Aktorja që luan në këtë film është Arta Muçaj kurse producent është Edi Kastrati.

Lajmin e bëri të ditur vet Edi Kastrati përmes një postimi në Facebook.

Filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe DKRS-Gjakovë.

Ndryshe, nëna Ferdonije vuan ende mungesën e bashkëshortit dhe 4 djemëve të zhdukur nga forcat serbe më 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.