Jeremiq: Mundësia që Vuçiq e Thaçi të arrijnë marrëveshje për kufijtë është 50 përqind

Kryetari i Partisë Popullore Vuk Jeremiq ka deklaruar se Serbia më nuk është shtet demokratik por një autokraci e korruptuar në të cilën kryetari i Republikës Aleksandar Vuçiq i ka grabitur të gjitha boshtet derisa po negocionin fshehtazi për ndryshimin e kufijve në rajon.

“Mirëpo, nuk mund të ndërtohet stabiliteti rajonal dhe marrëdhëniet e mira në mes popujve me retorikë nxitëse me të cilën qytetarët kthehen njëri kundër tjetrit. Nuk është keq kur njerëzit kyç në pozita janë miqtë të mirë si për shembull Aleksandar Vuçiqi me Hashim Thaçin dhe Edi Ramën, mirëpo nëse të gjithë të tjerët grinden, atëherë herët a vonë situata mund të del jashtë kontrollit”, ka thënë Jeremiq në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”.

Jeremiqi ka përkujtuar se kështu ka qenë edhe në fillim të viteve nëntëdhjeta, kur Millosheviqi dhe Tugjmani ishin në marrëdhënie të ngushta dhe prapa dyerve të mbyllura kanë negociuar mbi ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë që ka përfunduar me katastrofë të plotë.

I pyetur se a do të arrijnë Vuçiqi dhe Thaçi marrëveshje e cila nënkupton shkëmbim të territoreve, Jeremiq është përgjigjur, se sipas mendimit të tij, besueshmëria që kjo të ndodhë është 50 për qind, sepse për këtë ekziston opozitë e fortë, edhe te serbët edhe te shqiptarët.

“Një zgjidhje të tillë e kundërshtojnë shumica e qytetarëve në Serbi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe. Do të doja që edhe opinioni i Evropës t’i kthehet perspektivave në vend të zgjidhjeve të përshpejtuara. Pikërisht për këtë janë të rëndësishme debati publik dhe transparenca”, ka thënë Jeremiq.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT