Driton Tali nuk do të jetë më pjesë e kabintetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Lajmi është bërë i ditur në një postim nga vetë ai. Ai ka thënë se kjo ka ndodh për arsye personale.
Tali ka kërkuar që tash e tutje çdo kërkesë t’iu drejtohet anëtarëve tjerë të kabinetit.
Postimi i tij i plotë:
Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit. Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë./gazetametro.net
- Advertisement -