“Je shumë i vogël me fol për Fatmir Limajn”

Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes zyrtarëve të Nismës për Kosovën dhe Isni Kilajt.
Bajram Hasani nga Nisma për Kosovën, ka reaguar ashpër pas një letre dërguar medieve nga ana e Kilajt ku e akuzonte Limajn si politikanin më të korruptuar të Kosovës.

Hasani e ka quajtur Kilajn të vogël për të folur për kryetarin e Nismës.

“Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj”, ka shkruar ndër të tjera Hasani në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksnonline’.

Hasani, ia ka rikujtuar Kilajt kontributin qe Limaj ka dhënë gjatë dhe pas luftës.

“Isni mos harro që Limaj i solli Kosovës dy projektet më të mëdha e kapitale që njeh historia e këtij vendi atë të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aeroportin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Hasanit.

Sipas Hasanit, PDK do të humbë Drenasin ashtu sic e ka humbur Malishevën.

Postimi i plotë i Hasanit:

Dy fjalë për këlyshët që po lehin kundër Fatmir Limajt

Isni Kilaj je shumë i vogël për të folur për Fatmir Limajn. Je shumë i vogël për ta kontestuar veprimtarinë e tij si në kohën e luftës dhe pas saj.

Mos harro, nëse flasim për luftën e UCK-së, Fatmir Limaj është emblema e saj. Ai është legjendë e gjallë. Limaj konsiderohet si njeriu që ja solli paqen Kosovës, punoi në shtet-ndërtimin e këtij vendit e që me veprat e tij krenohet e gjithë Kosova.

Isni mos harro që Limaj i solli Kosovës dy projektet më të mëdha e kapitale që njeh historia e këtij vendi atë të autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe aeroportin.

Mos u shqetëso, merre shtruar po ju kuptojmë se ju ka kapë ankthi i humbjes së pushtetit. Thonë që” kafsha e plagosur” është më e rrezikshme. Ju në këtë ankth nuk po e dini as çka po flisni kjo po shihet në deklaratat e juve.

Po ta kujtoj Isni se Malisheva po lulëzon pa juve dhe sic e keni e keni humbur Malishevën do ta humbisni edhe Drenasin.

Sa për ta kujtuar këtij vendi nuk i duheni më ti dhe shokët e tu që kanë vepra kriminale dhe e sollën vendin në këtë derexhe, duke i shitur edhe shokët.

Mbaje mend, Fatmir Limaj është njeriu me parimor i skenës politike, njeriu që po ndryshon mentalitetin politik në Kosovë.

Siç e i keni humbur Malishevën, do e humbisni Drenasin dhe krejt Kosovën.