Real Madridin e presin brenda 10 ditëve këtër derbi. Nesër luan me Sevillen në “Sanchez Pizuan”, klub ky që e ndali Barcelonën në barazim 2-2.
Të mërkuren Reali do të luaj me Juventusin në Torino në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Të shtunen tjetër e pret Valencian, që do të jetë një duel tjetër i vështirë për ta mbajtur hapin me Barcelonën në La Liga.
Kurse pas tri dite do ta pres Juventusi në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.
Katër ndeshje që mund ta vendosin fatin e sezonit për Realin.
- Advertisement -