Java e Komunave, Drenasi prezenton projektin e menaxhimit të mbeturinave

Asosicaioni i Komunave të Kosovës, më rasin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit ka bërë hapjen e aktitiveteve “Java e Komunave” me ç’rast kanë marrë pjesë përfaqësues të Asociacionit, Ministrisve, Kryetar të Komunave dhe donatorë.

Në kuadër të këtij aktiviteti, pjesë përberëse e panelit për diskutimin e temave ishte drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë znj.Hyrije Xhemaljaj-Thaqi e cila bëri prezentimin e temes “zgjerimi i shërbimeve te mbledhjes së mbeturinave”. Me këtë rast, drejtoresha paraqiti para të pranishmëve zgjerimin e shërbimit në Komunën e Drenasit, sfidat dhe synimet e Komunës në të ardhmen. Para të pranishmëve, u prezentua zgjerimi i shërbimit nepër vite, ku në vitin 2013 ishin në shërim vetëm 9 zona kadastrale, në vitin 2014, 14 zona në vitin 2015 ishin 18 zona, ndërsa tani deri në gjashtëmujorin e parë ka arritur mbulueshmëria deri në 26 zona kadastrale, përkatësisht afër 80 për qind e territorit të Komunës.

“Komuna e Drenasit, këtë vit ka planifikuar qe shërbimin për menaxhimin e mbeturinave të mbuloj të gjitha zonat në shërbim”, shtoj drejtoresha. Nga të pranishmit u vlerësua lart prioriteti i Komunës për projektin e menaxhimit të mbeturinave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT