Java e 28-të vijon me dy sfida të tjera, spikat Feronikeli-Gjilani

Tjetër ndeshje e lehtë në letër për Ballkanin e Ismet Munishit që do të kërkojë të ngushtojë përkohësisht në -2 pikë diferencën në klasifikim ndaj Dritës kryesuese që luan të dielën në transfertë ndaj Llapit.

Java e 28-të e IPKO Superligës së Kosovës do të vijojë këtë të shtunë me dy takime të tjera, por nëse Ballkani pritet t’i ketë formalitet marrjen e tre pikëve në transfertën ndaj Dukagjinit në Klinë që e ka prerë prej kohësh biletës e rrëzimit një kategori më poshtë, Gjilani luan shansin e fundit për titull në transfertën ndaj Feronikelit.

Është pikërisht dueli që do të luhet në Drenas një nga sfidat më të forta të këtij raundi me skuadrën e Gentian Mezanit që nëse duhet të shpresojë ende për titullin kampion duhet të fitojë me çdo kusht ndaj një Feronikeli që nuk ka më objektiva të mbetur në këtë sezon.

Të dyja këto sfida do të luhen nga ora 17:00.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT