Jashari: Feronikeli favorit por ne duam të festojmë në stadiumin e tyre!

 

Trajneri i KF Drenicës, Afrim Jashari, në një intervistë për Drenicapress.info ka folur për ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon, si dhe për derbin regjional ndaj Feronikelit.

Për timonierin e Drenicës, KF Feronikeli është favorit, por ai beson se me një angazhim maksimal do të dalin fitues nga ky takim.

“Derbi me Feronikelin pavarësisht renditjes tabelare është tërheqës për publikun. Edhe pse Feronikeli është favorit besoj se do t’i prishim llogaritë e ekipit kampion, sepse lojtarët janë të mobilizuar për të dal faqebardh nga ky takim. Shpresoj që publiku të ndahet i kënaqur me lojë, kurse në fund dëshira ime ështe të festojmë së bashku me “Shqiponjat e Zeza”, ka thënë Jashari për Drenicapress.info.

Sipas tij çelësi i suksesit ndaj Niklit është motivimi dhe angazhimi maksimal nga lojtarë e tij.

“Do të jetë shumë e vështire por lojëtarët duhet të jenë të vëmendshëm e posaqërisht të motivuar jashtë mase pasi përballen me kampionin aktual dhe angazhimi duhet të jetë maksimal. Këta faktor duhet ta parbëjnë çelsin e suksesit, por edhe shpresojmë në një referim korrekt dhe ndarje të drejtësis në nivel”, ka nënvizuar Jashari.

Shefi i shtabit teknik të KF Drenicës ka analizuar edhe performancën e skuadrës e tij deri në këtë pjesë të sezonit, duke thënë se skuadra me pak fat do të ishte në pjesën e lartë të tabelesë.

“Unë si trajner nuk mund të jem i kënaqur edhe pse kam arsye që të mos jem i zhgënjyer duke u nisur nga fakti se kemi mundur të kemi më shume pikë. Së pari kemi qenë shumë të dëmtuar në disa ndeshje me referim skandaloz, por edhe duhet pranuar realitetin se në etapa të caktuara të ndeshjeve, fajtor jemi vet me pranimin e golave në mënyrë naive e poashtu huqjen e rasteve nga reparti i sulmit.

Si do që të jetë duke e pas parasysh edhe lëndimin e lojtareve, fondin jo cilësor të lojtarëve, mungesën e fazes pregaditore jashtë vendit e domosdoshme për një ekip, vështirësi për komponimin e ekipit, ndryshimi i sistemi i lojes i cili kërkon kohë, duhet të jemi të kënaqur për ecurin deri më tani. Deri në fund të sezonit na duhet punë dhe angazhime për të arritur objektivat tona”, ka shtuar Jashari./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT