Japonia do të shpenzojnë 173 milion dollar për ndërtimin e kompjuterit më të shpejtë në botë

Japonia planifikon që të ndërtojë superkompjuterin më të shpejtë në botë, për ti ndihmuar që të zhvillojnë makina dhe robotë pa shoferë.

Vendi do të harxhojë 139 milion pound në kompjuterin, i cili duhet të bëjë 130 kuadtrilion përllogaritje në sekondë. Kjo do të thotë 130 petaflops në mënyrën shkencore të të folurit.

Është pjesë e politikave të qeverisë për të mbajtur ritmin me Korenë e Jugut dhe Kinën, që janë për momentin shtëpia e kompjuterit që përformon më mirë në botë.

Inxhinierët e vendit do të ngarkohen me detyrën që të ndërtojnë kompjuterin brenda vitit të ardhshëm, i thanë burimet the Reuters.

Në 130 petaflops, kompjuteri i Japonisë do të ishte para Sunway Taihulight të Kinës, i cili është i aftë që të arrijë 93 petaflops.

Kryeministri Shinzo Abe dëshiron që kompanitë dhe politikanët të punojnë sa më afër në mënyrë që Japonia të mund të fitojë në fushat si inteligjenca artificiale.

Kompjuteri duhet të avancojë teknologjinë e inteligjencës artificiale që funksionon me algoritme që imitojnë rrugët neurale të trurit njerëzor. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT