Japoni, treni niset 20 sekonda me herët, kompania kërkon falje

Një kompani hekurudhore në Japoni kërkoi falje nga udhëtarët për shkak të nisjes së njërit prej trenave 20 sekonda më herët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Strait Times, në një deklaratë me shkrim nga kompania thuhet se treni i linjës Tsukuba Express, që udhëtoi në mes të Tokios dhe Tsukubas më 14 nëntor nga stacioni Minami Nagareyama, u nis 20 sekonda më herët se sa ishte planifikuar.

Duke bërë të ditur se gabimi ka ndodhur për shkak të moskontrollit të tarifës nga personeli, kompania ka kërkuar falje për vështirësitë e shkaktuara nga nisja para kohe.

Në deklaratë thuhet se kompania nuk ka marrë asnjë ankesë nga pasagjerët për këtë çështje.

Në Japoni, e cila posedon linjat hekurudhore më të besueshme dhe më të dendura në botë, lëvizja jashtë tarifës është një gjë e cila shihet shumë rrallë.

Japonezët të cilët përdorin qindra trena të linjave të metrosë në Tokio, nëpërmjet përpikmërisë së trenave arrijnë në drejtimet në minutat e caktuara dhe mund të hipin në trenin tjetër duke arritur në kohë edhe në linjën e transferit.