Januzaj nuk i bindet urdhrave të Mourinhos, pritet dënimi

Duket se e ardhmja e Adnan Januzaj te Manchester Unitedi është në prag të përfundimit.

E gjitha kjo pasi mesfushori shqiptar nuk ka respektuar vendimin e Jose Mourinhos, që ai të stërvitet me të rinj e Djajve të Kuq.

Sipas medieve në Angli, Januzaj nuk është paraqitur fare në stërvitjen gurore, duke injoruar teknikun portugez.

Me shumë mundësi 21-vjeçari do të dënohet fillimisht dhe pastaj do të dërgohet në huazim, pse jo edhe në një shitje të plotë.

Për Adnanin ka shfaqur interesim Evertoni, Lazio dhe Sunderlandi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT