Januzaj në ekipin e dështakëve (FOTO)

Adnan Januzaj nuk është duke kaluar një stinor pozitiv në Manchester United.

Mesfushori është aktivuar fare pak nga menaxheri Louis van Gaal dhe është në qendër të spekulimeve për largim nga klubi në fund të edicionit.

Në ndërkohë, për t’i shtuar dhimbjen është përkujdesur uebfaqja “insidefootball.org”, që e ka inkuadruar në mesin e futbollistëve që përbëjnë formacionin e dështakëve të këtij sezoni në Premierligë, shkruan “Zëri”.

Me gjithë turpërimin, Januzaj mund të ngushëllohet se është në shoqëri në disa yjeve më të mëdhenj se ai, përfshirë dyshen e sulmuesve, Mario Balotelli nga Liverpool dhe bashkëlojtarin e tij nga Manchester United, Radamel Falcao.

Formacioni: Howard, Cissokho, Kompany, Williamson, Vergini, Sanchez, Flamini, Barkley, Januzaj, Falcao, Balotelli.

Image
- Advertisement -

MË TË FUNDIT