Jakup Krasniqit, Skender Hysenit: Ministër se jo mahi

Ish kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni  me fjalët “Ministër se jo mahi”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook Krasniqi ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk guzojnë të veprojnë në Mitrovicën përtej urës së Ibrit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja dhe postimi i tij i plotë në Facebook:

MINISTËR SE JO MAHI!

Sot Ministri i MPB-së, pa fije turpi deklaroj se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e tij e Punëve të Brendshme, e PK-ja nuk guxojnë të veprojnë në Mitrovicën përtej urës. Kjo do të thotë se shteti ynë nuk ka sovranitet në një pjesë të tij. Aty ku ka sovranitet Vulini, për shkakun e të cilit dënohen policet që mbrojten shtetin. Për paradoks, Ministri nuk ditka për ketë rast?! Ministër se jo mahi!
Kurse Kryeministri i tij se bashku me vartësi e tij, deklarojnë se nuk i tërheqin marrëveshjet e dëmshme që kanë arritur ne Bruksel!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT