Jakup Krasniqi: Jo kushtëzimit të vizave!

Jakup Krasniqi ka thënë se janë për liberalizimin e vizave dhe për dialog me shtetet fqinjë. Por, asnjëherë s’do të pranojnë as liberalizim me kushtëzime dhe as dialog pa kushte. Krasniqi ka thënë se janë kundër krimit e korrupsionit. Derisa zgjidhja e kësaj krize ka thënë se është te dorëheqja e Qeverisë dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Krasniqi ka thënë se janë për dialogu me Serbinë, por vetëm kur te njeh shtetin e Kosovës.

“ Ne i themi po liberalizimit të vizitave, por i themi jo kushtëzimit të vizave me demarkacionin. Ne jemi këtu për ti thënë marrëveshjeve të dëmshme që kanë bërë Mustafa dhe Thaçi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se drejtuesit të qeverisë duhet të japin dorëheqje.

Krasniqi ka thënë se nuk duhan ta marrin pushtetin me dhunë por me vetëm dhe me zgjedhje demokratike.

“Këta qeveritarë, vendit i kanë bërë dëme të pariparueshme në të gjitha sferat e jetës. Vetëm qytetarët e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme mund të ja rikthejnë legjitimitetin Kosovën”, ka theksuar Krasniqi.

“Mirupafshim në zgjedhjet e parakohshme, të lira e demokratike”, përfundoi ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT