Jahtet e Messit dhe Ronaldos i ndajnë vetëm 20 metra (foto)

Teksa po shijojnë pushimet e verës me familjet e tyre respektive në Ibiza, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin i ndan vetëm hapësira që zënë tre jahte. Një grup të rinjsh me fanellat e Argjentinës dhe Barcelonës sot paradite shkuan herët në portin “Marina de Botafoch” duke shpresuar se mund të merrnin autografe nga dy yjet e padiskutueshëm të futbollit botëror.


Cristiano Ronaldo paguan 40 mijë paundë në javë për të pushuar me jaht në Ibiza Dy sulmuesit do të ishin vetëm 20 metra larg njëri-tjetrit, sikur po luanin futboll në “Camp Nou” apo “Santiago Bernabeu”, nëse moti sot do të ishte pa re. Kjo ishte arsyeja pse ata vendosën ta kalonin ditën në vilat e tyre luksoze, të mbrojtur nga paparacët. Rivaliteti epik i liderëve të Real Madridit dhe Barcelonës është spostuar nga fusha në det, teksa jahti “Asciari” i portugezit konkurron me “Seven C”-në e argjentinasit.

Lionel Messin po e ndihmon gruaja e tij Antonella Roccuzzo për të harruar dështimin në Kupën e Amerikës Në portin e 8 trofeve “Topi i Artë” ka edhe jahte të yjeve të tjerë të futbollit spanjoll, duke nisur me atë të teknikut të Real Madridit, Zinedine Zidane. Edhe Alvaro Morata, Koke, Lucas Vazquez dhe Jordi Alba kanë zgjedhur Ibizën si vendin e rikthimit të energjive për sezonin e ri.

dy jahtet

- Advertisement -

MË TË FUNDIT