Jahjaga kërkon dialog për të tejkaluar situatën e krijuar

Kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga, ka reaguar në Facebook për ngjarjet e zhvilluara në Prishtinë, duke i quajtur të papranueshme dhe duke kërkuar kthim në normalitete të situatës.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të papranueshme, të dhunës në sheshet dhe rrugët e Prishtinës që po dëmton rendin dhe ligjin dhe po cenon rëndë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Dhuna kundër Policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast. Qetësia dhe rendi duhet të rivendosen dhe kryeqytetit duhet t’i rikthehet normaliteti. Qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhen peng i një situate jonormale që po mbretëron në vendin tonë.

Dialogu dhe institucionet janë mënyra e vetme për të tejkaluar situatën e krijuar dhe duhet të veprojmë bashkërisht në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes”, ka shkruar Jahjjaga.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT