Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se duhet një konsensus i gjerë shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale.
Në një intervistë për “Epokën e re”, ajo ka deklaruar se kjo gjykatë nuk do ta cenojë rendin kushtetues të Kosovës në rast se themelohet nga institucionet vendore. “Do të cenohej në rast se do të lejohej që një tjetër instancë ta krijonte Gjykatën Speciale, duke injoruar institucionet e vendit dhe duke funksionuar jashtë sistemit juridik të vendit”, është shprehur Jahjaga, duke shtuar se Gjykata Speciale do të merret me raste individuale, assesi me përpjekjet kolektive për liri e pavarësi dhe me pastërtinë e luftës dhe të UÇK-së.
Presidentja ka folur edhe për sistemin e drejtësisë në vend. Ajo ka thënë se nuk është e sigurt nëse është ndërtuar një sistem i pavarur të drejtësisë. “Nuk jam shumë e sigurt se e kemi ndërtuar një sistem të pavarur të drejtësisë”, ka deklaruar Jahjaga.
- Advertisement -