Jahjaga fton për dialog politik

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma – të cilët me kërkesën e tyre dorëzuan në Zyrën e Presidentes së Kosovës peticionin e organizuar nga partitë opozitare për çështjen e demarkacionit të kufirit shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe marrëveshjen për themelimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Presidentja Jahjaga theksoi se në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese dhe pa paragjykim ajo tashmë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretimin e përputhshmërisë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga përsëriti thirrjen e saj që i tërë spektri politik i Kosovës t’i përgjigjet ftesës së saj për dialog politik për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT