Ja vendet ku mund të bleni një Apple Watch

Orët e shumë përfolura inteligjente nga kompania e njohur Apple, tani janë në dispozicion në 16 vendet të globit.

Të gjithë të pasionuarit pas këtyre orëve të cilët nuk kanë pas mundësi të blejnë një të tillë, tani do të kenë më lehtë të vijnë deri të një orë e tillë, meqë Apple ka nxjerr në treg këtë produkt edhe në shtatë vende të tjera, ndërkohë është bërë e ditur se do të zgjerohet edhe në tre vende të tjera gjatë muajit korrik.

Apple Watch është në dispozicion për blerje në dyqane dhe vende të ndryshme të pikave të shitjes së Apple në Itali, Meksikë, Singapor, Kore e Jugut, Spanjë, Zvicër dhe Tajvan. Këto vende i bashkohen  valës së parë të vendeve ku Apple Watch ka nisur shitjen, ku përfshihen Australia, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, Hong Kong, Japoni, Britani e Madhe dhe SHBA.

Për muaji korrik planifikohet që kjo pajisje të vije edhe për tregun e Holandës, Suedisë dhe Tajlandës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT