Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli janë prodhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë) dhenënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat), bulmeti dhe nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavalla, margarina, majonezat), ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit. Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri në 2 vezë në javë, si dhe të gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata rekomandohen: arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i vetmi i rekomanduar. Me përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe Omega-3 rekomandohet frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat, boronica, manaferra), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.
Ja ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli
- Advertisement -