Xhamitë e Drenasit që në orët e hershme të mëngjesit u mbushën me besimtarë të shumtë, të cilët kishin ardh të falnin Bajramin, pas një periudhe të gjatë agjërimi.
Në fytyrat e besimtarëve shqiptar, të grupmoshave të ndryshme, vërehej një hare dhe gëzim i papërshkrueshëm, të cilët uronin njëri-tjetrin me shprehje nga më të ndryshme si: “për hajr bajrami”, “Zoti na e past pranu agjërimin”, “Urime festa”, si dhe me shprehje të tjera urimi, njofton drenicapress.info.
Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, banorët e Drenasit u shpërndan në shtëpitë e tyre, për të vazhduar festën në familje dhe me vizita të ndryshme familjare.
Fotot e mëposhtme të siguruara nga drenicapress.info janë realizuar në xhamitë e ndryshme të Drenasit si: xhaminë e Zabelit, Gllobarit, Dobroshevcit, Abrisë, Komoranti dhe xhami të tjera, përgjatë dhe pas faljes së namazit të Bajramit. /Drenica Press/