Ja si kultivohet ananasi (foto)

Ananasi është bimë tropikale që tek ne nuk kultivohet për qëllime komerciale por mund të kultivohet se bimë dekorative.

Në Meksikë dhe në viset tropikale të Amerikës Jugore ekzistojnë plantazhe të mëdha ku kjo pemë ekzotike kultivohet për qëllime komerciale. Plantazhe të ngjashme mund të shohim edhe në viset tropikale të Afrikës dhe të Azisë.

Lartësia e bimës është prej 100 deri 130 cm. Prodhimi i ananasit zgjatë 18 muaj, kurse bima rritet dhe zhvillohet gjatë një viti dhe 6 muajt e ardhshëm bima lulëzon dhe frymon frytet të cilat pastaj piqen.

Kur fryti i ananasit formohet, nën të zhvillohen filizat, të cilat këputen nga bima amë dhe mbillen në parcel tjetër. Praktikohet edhe mbjellja e frytit, por kjo formë është e vështirë. Në këtë mënyrë, frytin e ri mund ta fitojmë vetëm pas tri vitesh. Shumimi me farë i ananasit nuk është i mundshëm. Gjethet e ananasit në vendet ku ai kultivohet nuk hidhen, por shfrytëzohen si ushqim kafshësh.

Ndërsa prodhimi mbetet i kufizuar vetëm në vendet me kushte klimaterike të përshtatshme, tregtia e ananasit zgjerohet vazhdimisht Ananasi është fryti i dytë tropikal për nga sasia pas bananeve, duke zënë rreth 20% të totalit të prodhimit të frutave tropikale. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) sasia e prodhimit vjetor i kalon 18 milionë tonë, duke zënë rreth 3.5% të totalit të frutave të prodhuara në nivel botëror.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT