Ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, vazhdon të jetë aktiv edhe pse ka dhënë dorëheqje nga ky post politik.
Sonte, në profilin e tij në Facebook, Drenori ka postuar disa fotografi për punimet që janë bërë në rregullimin e kanalizimit në fshatin Gradicë të Drenasit, shkruan Drenicapress.info
Lexojeni postimin e Drenorit:
Në shiqim të parë duket një bukuri natyrore.
Në fakt e tillë është.
Ketu jemi në fshatin Gradicë, Komuna e Drenasit.
Komuna jonë qenka përkujdesë që kanalizimet e disa shtëpive ti derdhë në ambient të hapur, ne vend se të ndërtohet një gropë e izoluar septike.
Ky gjedhi në foton e dytë, që po „ndreqet“ për fotografi me siguri po „thotë me vete“: Faleminderit, se kush po udhëheqë me Komunën tepër mirë është.
PS.: një banor i fshatit Gradicë m‘i dergoj fotot dhe inqizimin dhe me njoftoj se ky kanalizim është punuar nga Komuna jonë gjatë këtij viti.