Ja si do të duket Qendra për Grumbullim e Paketim te Materialeve te Ricklueshme në Vushtrri (foto)

Po zhvillohen punët në ndërtimin e objektit të ri të Qendrës për Grumbullimin, Paketimin dhe Riciklimin e Mbeturinave që është duke u ndërtuar në Bukosh të Vushtrrisë. Punët po i kryen Kompania “ Area “ e Kamenicës, kurse në fazën e dytë është kyqur Wenda nga Vushtrria.

Më 20 korrik Projekti “Qendra per Grumbullim e Paketim te Materialeve te Ricklueshme në Vushtrri”, organizon konferencën nacionale sektoriale, me qëllim të promovimit të projektit të qendrës, prezentimin e studimit tone të realizuar mbi Sektorin e Mbeturinave të Riciklueshme në Vushtrri dhe regjion, mundësitë dhe kapacitetet, eksplorimin e opcioneve të mundshme, promovimin e iniciativave të sektorit publiko-private dhe angazhimin institucional të Komunës së Vushtrrisë dhe akterëve tjerë në bashkërendimin e aktiviteteve sa i përket menaxhimit të integruar dhe një përformance më të lartë në këtë drejtim, në radhë të pare të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, pastaj Bashkimit Evropian dhe programeve tjera, si dhe modelet e mundshme për Iniciativa Publiko-Private etj.

Konferenca do të mbahet me 20 korrik në Kalanë e Qytetit, duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT