Të gjendur në mes të trishtimit dhe panikut zgjodhën ikjen, mënyrën më të lehtë për t’iu ikur këtyre dy të parave. Si shumë familje tjera, këtë rrugë e mori edhe familja Bunjaku, gjashtë antarëshe nga qyteti i Vushtrrisë.
L.B është 20 vjeçe, studente, dhe me sukses të shkëlqyer në Universitet vendosi që me gjithë familje tu bashkoheshin eksodit të ikjeve të kosovarëve, pasi që jeta e tyre dita-ditës po vështirësohej në aspektin financiar.
“Kemi vendosur brenda natës. Paratë që babai ynë ka kursyer për shkollimin tonë, me ato para edhe u nisëm”, tregon ajo në një bisedë për Indeksonline.
“Të gjithë ata njerëz, gjithë ata fëmijë e ato vajtima në autobus, më kujtonin kohën e luftës” rrefën njëzet vjeçarja që mori rrugën drejt perëndimit me familjen gjashtë antarëshe.
Në autobusin në të cilin gjendej ajo me familje ishin afro 100 persona.
“Them të drejtën aty u pendova që morëm atë rrugë, edhe pse u nisëm për shkak të dëshpërimit që kishim me jetën në këtë vend”, rrëfen ajo me lotë në sy.
Imazh funeral sikur po shkonim në një varrim i gjithë autobusi ishte në heshtje, edhe babi im i cili me plot shpresë u nisë nga Kosova. Ai sikur u pendua….”, shton ajo.
Vazhdoi kështu rrugëtimi i kësaj familje.
Autobusi i tyre u nis mbrëmjen e së martës rreth orës 21:35, kohë kjo e ternimeve për nisje nga peroni i stacionit të Prishtinës.
“Ishin më të vegjëlit, ata që nuk pushuan asnjëherë me lotët e tyre,gjë e cila të jepte përshtpypjen se edhe ata e dinin i frikësoheshin kësaj rruge. Në gjithë atë katrahurë, kondukteri ishte serb. Ai iu bërtiste fëmijëve që qanin”, rrëfen pjestarja e familjes Bunjaku nga Vushtrria.
E marrë parasysh motin e ftohtë, qytetarët që po kërkonin një jetë më të mirë, u përgatiten mirë për rrugëetimin e “gjatë”. Ata veshën nga dy palë rroba, në mënyrë që mos të ndjenin temperaturat e ulta, njejtë sikuse zemra.
“E ke parasysh farmerka dhe veshje sportive mbi to, në mënyrë që mos të kemi të ftohtë në Hungari. Aty ti linim rrobat pak më të rafinuara me shpresën se nuk do të na hetonin autoritet serbe”, rrëfen ajo. “Kinse kemi dal nga ‘qefi’, paradoks hee?”, tregon ajo për Indeksonline.
Por ëndrra për “dritë” për këtë familje mori fund në Suboticë, pasi që ata u kthyen mbrapshtë pikërisht në këtë vend me shumë familje të tjera. Aty u penguin nga ushtria serbe.
“Ashtu grumbull u nisem drejt së panjohurës. Ecëm rrëth 2 orë këmb me qëllimine gjetjes së ndonjë trafikanti që do na dërgonte deri te kalimi për në Gjermani”, tregon ajo.
Ishin rreth 30 familje, që u munduan për rreth dy orë, të kalojnë pengesat, për të arritur në “vendin e shpresës”, por që fatkeqësisht fati nuk iu eci mbarë.
“Ta them të drejtën u gëzova që dolën sepse e dija që do na kthenin. Pata dëshirë prapë ta shoh vendin tim dhe ti përfundoj studimet aty ku i kam lënë”, rrëfen ajo.
Të dëshpëruar e të lodhur nga rruga e maltretimet e shumta, këto familje prapë hapën dyert e shtëpisë që vendosën pwr ti mbyllur, me qëllim të një jete e një të ardhme më të mirë.
- Advertisement -