Modeli më i ri nga HTC, HTC One M9 do të prezantohet më 1 mars në Barcelon, ku mbahet Kongresi Botëror Mobil.
Sipas informacioneve që kanë filluar të rrjedhin, ky model do të ketë ekran 5 inç, procesorin e Qualcomm octa-core 64-bit Snapdragon 810, kamerën e pasme me 20.7 megapikselë, ndërsa atë frontale 13 megapikselë, 3GB RAM.
Këto janë vetëm disa në specifikat e këtij telefoni që kanë filluar të qarkullojnë. Për çmim si dhe për specifikat tjera mbetet të shihen më 1 mars.
Ndërkohë sipas një sajti kinez Weibo pamja e këtij modeli do të duket si në foton më lartë, bazuar në këtë foto si dhe në fotot të tjera sipas këtij burimi, ky model do të ngjasoj me atë paraprak HTC One M8.
- Advertisement -